
Klubi kroat i futbollit Gorica ka njoftuar publikun përmes rrjeteve sociale se futbollisti i tyre Hamid Abdullah Talal është zhdukur.
Prej ditës së djeshme kanë humbur të gjitha gjurmët e 27-vjeçarit, i cili vetëm dy javë më parë u zhvendos nga ZTE hungareze në Goricë.
Të shtunën, më 19 gusht, Talal u largua nga Kroacia për në Budapest për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në klubin e tij të ri dhe për të lëvizur gjërat.
“Zhdukja është raportuar në policinë hungareze, dhe familja dhe HNK Gorica po kërkojnë nga kushdo që ka ndonjë informacion për Hamid të kontaktojë stacionin apo klubin më të afërt të policisë”, thanë ata nga Gorica.
Klubi nga rrethina e Zagrebit shtoi se lojtari voziste një Porsche të bardhë “Taycan” me targa suedeze.
Fjala vjen për një futbollist që ka pasaportë irakene dhe suedeze dhe që së fundi ka nënshkruar kontratë me Goricën deri në verën e vitit të ardhshëm.
Policia nuk përjashton mundësinë që Hamid të jetë viktimë e një rrëmbimi, duke qenë se ai vjen nga një familje e pasur.
Lini një Përgjigje