TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2023, 20:06

Armando Sadiku protagonist në Indi, sulmuesi kuqezi realizon golin e parë me ekipin e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku protagonist në Indi, sulmuesi kuqezi realizon golin e

Armando Sadiku më në fund ka gjetur golin në Indi. Sulmuesi nga Elbasani ka qenë sot protagonist në fitoren që ekipi i tij Mohun Bagan arriti kundër Abahani Limited me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Një ndeshje që ishte e vlefshme për Kupën e Indisë. Në fillim ishin miqtë që shënuan të parët në minutën e 17. Pas 20 minutash, Mohun Bagan barazoi me Kumings dhe pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, ekipi i Sadikut ishte më kërkues dhe në minutën e 58 përmbysën gjithçka, me një autogol të shënuar nga kundërshtarët.

Për të vulosur rezultatin në 3-1 dhe për të siguruar fitoren për të tijtë mendoi pikërisht Armando Sadiku në minutën e 60. Sulmuesi i Kombëtares arriti të shënonte golin e tij të parë me fanelën e Mohun Bagan dhe të ndihmonte ekipin e tij në një fitore shumë të rëndësishme.

 

armando sadiku sulmuesi shqiptar mohun began

Lini një Përgjigje