
Tekniku i Serbisë, Dragan Stojkoviç është përplasur me një gazetar serb lidhur me ndeshjen e nesërme. Gazetari tentoi ta çojë ndeshjen në një tjetër nivel, atë politik, duke pyetur trajnerin mbi raportet e tensionuara mes dy vendeve. Por kjo e acaroi teknikun, i cili u shpreh se ka ardhur për futboll dhe nuk i intereson asgjë tjetër.
“Nuk po mendoj fare për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nuk e di si mund ta bëni një pyetje të tillë.
Pas stërvitjes së sotme dhe asaj të nesërmen do të vendos për formacionin. Nëse do të jetë çdo gjë në rregull dhe besoj që çdo gjë do të jetë në rregull, formacioni do të jetë ai që kam në mendje”, u shpreh tekniku Dragan Stojkoviç.
Lini një Përgjigje