TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2025, 18:00

Serbia në Tiranë vetëm për fitore, Stojkoviç: Nuk na kënaq barazimi, do bëjmë gjithçka të dalim me 3 pikë

Shkruar nga Pamfleti

Serbia në Tiranë vetëm për fitore, Stojkoviç: Nuk na

Serbia ka ardhur në Tiranë për fitore. Këtë pasdite trajneri Dragan Stojkoviç doli në konferencë për mediat duke deklaruar se nuk janë të kënaqur as me barazim. Edhe pse vlerësoi shumë ekipin kuq e zi, ai tha se ata synojnë 3 pikët.

“Në Tiranë kemi ardhur për fitore dhe jo për barazim. Do bëjmë të pamundurën për ta arritur këtë.

Çdo gjë që është bërë për këtë ndeshje, jam i kënaqur. Jam i lumtur për mënyrën si janë sjellë lojtarët për këtë ndeshje. Të shohim edhe stërvitjen e radhës dhe nëse është çdo gjë në rregull, formacioni do të jetë ai që kam në kokë.

Çdo ndeshje ka diferencë nga njëra te tjetra. Duhet të jemi të fokusuar për të mposhtur Shqipërinë. Nuk mundemi të fitojmë ndaj Shqipërisë, nëse nuk luajmë shumë mirë”, deklaroi Stojkoviç.

 

Lini një Përgjigje