TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2026, 16:22

Dy pushime nga 3 minuta për hidratimin e lojtarëve dhe reklama gjatë ndërprerjeve të ndeshjeve, Botërori me risi të reja

Shkruar nga Pamfleti

Dy pushime nga 3 minuta për hidratimin e lojtarëve dhe reklama

Botërori i vitit 2026 pritet të sjellë disa risi në organizimin dhe transmetimin e ndeshjeve, ndërsa një prej tyre lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si do të ndiqen takimet në televizion.

Sipas informacioneve të publikuara, gjatë çdo ndeshjeje do të ketë dy ndërprerje nga tre minuta, nga një në secilën pjesë të lojës. Këto pushime janë parashikuar kryesisht për hidratimin e futbollistëve, pasi temperaturat gjatë turneut pritet të jenë të larta.

Gjatë këtyre ndërprerjeve, televizionet që zotërojnë të drejtat e transmetimit do të shfaqin reklama. Ky element konsiderohet një risi në transmetimin e ndeshjeve të Kupës së Botës, pasi reklamat do të transmetohen gjatë zhvillimit të lojës, edhe pse në momente të ndalimit të saj.

Kjo praktikë synon të kombinojë nevojën për kujdes ndaj kushteve fizike të lojtarëve me interesin komercial të transmetuesve televizivë, duke sjellë një format të ri në mënyrën e ndjekjes së ndeshjeve nga publiku.

kupa e botës

Lini një Përgjigje