TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Mars 2026, 15:39

Përjashtoi Mitajn dhe i “dhuroi” 3 pikët kryesuesve, tifozët masakrojnë Konseisaon: Zgjodhi të ndihmojë kundërshtarin

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtoi Mitajn dhe i “dhuroi” 3 pikët kryesuesve,

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, nuk është përfshirë në formacionin e Al Itihad për ndeshjen ndaj Al Ahli, një vendim i trajnerit Serxhio Konseisao që ka shkaktuar reagime te tifozët e klubit saudit.

Mitaj konsiderohet aktualisht si një nga lojtarët në formë të skuadrës, megjithatë trajneri portugez vendosi ta lërë 22-vjeçarin në tribunë për këtë përballje të rëndësishme të kampionatit.

Vendimi nuk është pritur mirë nga tifozët e Al Itihad, të cilët kanë shprehur kritika ndaj zgjedhjes së stafit teknik. Sipas tyre, mungesa e Mitajt në krahun e majtë mund t’i japë më shumë hapësirë lojtarit të Al Ahli, Rijad Mahrez, duke e bërë më të lehtë për të zhvillimin e lojës në atë zonë të fushës.

Një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në këtë vendim lidhet me rregulloren e kampionatit saudit, e cila lejon vetëm tetë lojtarë të huaj në listën e një ndeshjeje. Në këtë kuadër, Konseisao zgjodhi që Mitaj të mos jetë një nga tetë futbollistët e huaj të aktivizuar për këtë sfidë.]

Ky zhvillim vjen në një moment kur mbrojtësi shqiptar kishte filluar të merrte sërish më shumë minuta në kampionat. Situata shihet gjithashtu në prag të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare, ku Mitaj pritet të jetë pjesë e ekipit për përballjen ndaj Polonisë.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptar al itihad

Lini një Përgjigje