TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 21:01

Dy herë radhazi Lojtari i Muajit në Ukrainë, Tedi Cara tani synon ëndrrën e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Dy herë radhazi Lojtari i Muajit në Ukrainë, Tedi Cara tani synon

Kur në merkaton e dimrit, në janar të këtij viti, Tedi Cara vendosi të provonte fatin e tij jashtë vendit sigurisht që pati dyshime nëse do t’ia dilte ose jo, duke parë se ishte hera e parë në karrierë që do të luante larg familjes, miqve, por edhe ambientit që e kishte rrethuar që në një moshë të vogël duke kaluar nga Besa e Kavajës, ekipi dhe qyteti i tij i lindjes, për të vazhduar në Tiranë, tek ekipi historik dhe prestigjioz i Partizanit.

Do të kthehet në fund të sezonit”, ishte pak a shumë refreni i dëgjuar dhe lexuar, nisur kjo – jo pa të keq – nga precedentët e shumë futbollistëve shqiptarë që nuk arritën dot të shprehnin cilësitë dhe talentin e tyre jashtë kufijve, shpesh nga presioni, shpesh nga nostalgjia për vendin e dytë, por shpesh dhe sidomos nga ndryshimi i ritmit në lojë dhe ambicie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Українська Премʼєр-Ліга (@ukrpremierleague)

Për Tedi Carën ishte një periudhë e parë ambientimi, fazë përgatitore tek ekipi i tij i ri, Oleksandria, miqësore testuese, aty ku dha shkëndijat e para se ky hap i ri nuk e trembte kurrsesi. Dhe kështu, pas një pune të madhe, stërvitjesh dhe serioziteti e fokusi, ai sot mund të thuhet se ka kaluar provën e parë të zjarrit dhe ka fituar besimin e trajnerit të tij, Ruslan Rotan, që e sheh startues  dhe gjithashtu beson te potenciali i 25 vjeçarit.

Dhe jo më kot, konfirmimi vjen edhe ndryshe: 4 gola dhe 3 asist në kampionat në dy muajt e fundit (shtuar këtu edhe 1 në Kupën e Ukrainës), aq sa tashmë është zgjedhur për herë të dytë Lojtari i Muajit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Olexandriya Official (@fcolexandriya)

Një arritje jo e vogël kjo për shqiptarin, që ëndërron thirrjen e Silvinjos te kombëtarja shqiptare, por fillimisht ka një mision: dy javët e fundit të kampionatit, me një ekip që ndodhet në vend të dytë, 5 pikë larg Dinamos së Kievit. Edhe pse mrekullia duket e vështirë, ata do ta provojnë, pasi sigurisht Europën e kanë siguruar. Ai debutoi me kuqezinjtë në një miqësore ndaj Armenisë përpara 3 vitesh, por nuk ishte ende gati, jo si tani!

 

tedi cara futbollsiti shqiptar

Lini një Përgjigje