TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 18:46

Mario Mitaj përfundon në merkato, Juventusi vihet pas mbrojtësit të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj përfundon në merkato, Juventusi vihet pas mbrojtësit

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Mario Mitaj. Futbollisti i Kombëtares shqiptare tregohet sërish si një objektiv i “Zonjës” për merkaton.

“Tuttosport” raporton se drejtuesit po studiojnë dy mundësi, pikërisht Fran Garsian dhe Mario Mitajn. Krahu i majtë i mbrojtjes është i domosdoshëm për t’u përmirësuar te “Zonja”, që kërkon të ketë sërish skuadër konkurrente.

Objektiv i parë mbetet Nuno Tavaresh i Lacios. Kartoni i 25-vjeçarit zotërohet nga Arsenali, por arsyeja përse Juventusi ngurron janë dëmtimet e shumta.

Fran Garsia ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Realin. Mitaj, 21 vjeç, konsiderohet edhe alternativa më e re në moshë. Tek Al Itihadi ka spikatur, ndërsa ka firmosur deri në vitin 2028.

 

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare juventus

Lini një Përgjigje