TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 16:42

Atalanta me propozim të ri për Berat Gjimshitin, trajneri serb kërkon kapitenin e kombëtares për Botërorin e Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta me propozim të ri për Berat Gjimshitin, trajneri serb

Berat Gjimshiti është një nga liderët e Atalantës në Serinë A. Skuadra e Gasperinit siguroi pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm, dhe klubi është i fokusuar te puna për të ardhmen.

Situata e 32-vjeçarit po monitorohet prej ditësh nga Al Ain. Këto të fundit luajnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Al Ain do të marrë pjesë në Botërorin e klubeve dhe Gjimshiti është në listën e dëshirave të Vladimir Iviç.

Për të afruar Gjimshitin duhet një sforco financiare, pasi Atalanta zotëron kartonin e mbrojtësit shqiptar deri në vitin 2026. Bergamaskët ndërkohë kërkojnë që kapiteni i Kombëtares shqiptare të rinovojë me ta, të paktën deri në vitin 2027. Për këtë gjithçka do të vendoset përfundimisht me mbylljen e sezonit.

Al Ain do të angazhohet në qershor me Botërorin e klubeve ku marrin pjesë në Grupin G. Pjesë e këtij grupi janë edhe Juventusi, Mançester Siti dhe Wydad AC.

 

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares shqiptare al ain

Lini një Përgjigje