TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 15:14

Edi Martini rikthehet në shtëpi pas 15 vitesh, tekniku shkodran merr në dorë “frenat” e Vllaznisë

Shkruar nga Pamfleti

Edi Martini rikthehet në shtëpi pas 15 vitesh, tekniku shkodran merr

Edi Martini do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Klubi shkodran e ka zyrtarizuar timonierin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Palët kanë firmosur për sezonin e ri mes tyre, me shkodranin që rikthehet te kuqeblutë pas 15 vitesh.

Postimi i plotë i Vllaznisë në Facebook:

Komunikatë për shtyp

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me një nga emrat e njohur të futbollit shkodran, pikërisht z.Edi Martini, për të qenë ai trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2025-2026.

Mirë se u riktheve në shtëpi #edimartini”, ka shkruar klubi. Kujtojmë se Vllazninë Martini e ka drejtuar në vitin 2009-2010. Ndërkohë me Teutën ia ka dalë të fitojë titullin kampion në sezonin 2020-2021.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

edi martini trajneri i ri i vllaznisë

Lini një Përgjigje