TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 15:57

Armando Broja drejt fundit të huazimit tek Evertoni, në Angli zbulojnë të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja drejt fundit të huazimit tek Evertoni, në Angli

Armando Broja është drejt fundit të huazimit tek Evertoni. Në fund të qershorit, sulmuesi pritet të rikthehet te Çelsi, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Kjo pasi Evertoni nuk ka ndërmend të paguajë për shërbimet e shqiptarit, me Brojën që këtë sezon i ndikuar edhe nga dëmtimi nuk ka mundur të lërë gjurmë. Por nga ana tjetër te Çelsi sërish nuk e shikojnë si pjesë e të ardhmes.

Në këto kushte në Angli kanë zbuluar edhe planin e “Bluve”. Sipas “BBS Sport” bëhet me dije se Çelsi nuk dëshiron që Broja të jepet sërish në huazim.

Drejtuesit duan të “heqin qafe” 23-vjeçarin dhe dëshirojnë që ta shesin te një tjetër ekip, ndërsa mbeten në pritje të ofertave për të. Siç dihet Broja dhe Çelsi kanë kontratë mes tyre deri në verën e vitit të ardhshëm.

Vlen të theksohet se huazimi te Evertoni në këtë sezon, ishte i katërti për Brojën që prej debutimit të tij me Çelsin. Në këto kushte, është gjithnjë e më e mundshme që Broja të largohet përfundimisht nga Çelsi në merkaton e verës, ndërkohë që mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.

armando broja sulmuesi shqiptar everton çelsi

Lini një Përgjigje