TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2025, 20:37

Pa në kamera veprimin e tij, skuadra e Premier Ligës përjashton menjëherë tifozin për ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Pa në kamera veprimin e tij, skuadra e Premier Ligës përjashton

Evertoni do të përballet me Sauthemptonin, më 18 maj ora 13:00. Ndeshja e vlefshme për javën e 37 të Premier Ligës, do të jetë e fundit për Evertonin në shtëpinë e tij.

Pas rishikimit të kamerave nga ndeshja me Ipsuiçin është vënë re një tifoz, që u mundua të hiqte stolin nga vendi. Policia po ashtu është marrë me këtë çështje njofton klubi anglez.

Dhe pse tifozi nuk ia doli me sukses, raportohen dëmet që u shkaktuan në “Goodison Park”. Për këtë Evertoni ka vendosur që të përjashtojë menjëherë tifozin e tij, duke i mohuar pjesëmarrjen në ndeshjen e fundit.

Dueli me Sauthemptonin nuk ka vlerë për asnjë nga skuadrat. Evertoni nuk mund të shkojë më shumë se vendi i 13, ndërsa Sauthemptoni ka rënë nga kategoria.

everton tifozi

Lini një Përgjigje