TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 21:01

Dortmundi përfiton nga humbja e Bajernit, verdhezinjtë fitojnë bindshëm në transfertë dhe ngushtojnë diferencën me bavarezët

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi përfiton nga humbja e Bajernit, verdhezinjtë fitojnë

Borusia e Dortmundit ka marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, duke fituar 0-3 në transfertë ndaj Unionit të Berlinit, e vlefshme për javën e 19.

Verdhezinjtë gjetën golin që në minutën e 10 me kapitenin Emre Çan, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Fabio Silva, pas një faulli ndaj tij brenda në zonë.

Niko Shloterbek dyfishoi shifrat në minutën e 53, mbrojtësi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit.

Maksimilian Beier vulosi fitoren 0-3 me golin e tij në minutën e 84, pas asistit të Xhob Belingam. Dortmundi fiton 0-3 dhe duke përfituar nga humbja e Bajernit, tani diferenca mes tyre është vetëm 8 pikë.

borusia dortmund unioni i berlinit bundesliga

Lini një Përgjigje