TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 20:06

Dominim total i iberikëve, Spanja shkërmoq Kroacinë dhe e nis perfekt Kampionatin Europian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dominim total i iberikëve, Spanja shkërmoq Kroacinë dhe e nis

Spanja e ka nisur furishëm ndeshjen hapëse të Kampioantit Europian. “Furia e Kuqe” ka triumfuar pastër 3-0 përballë Kroacisë, duke marrë deri më tani e vetme komandën e grupit B.

Djemtë e drejtuar nga De La Fuente zhbllokuan ndeshjen në minutën e 29, duke arritur t’i shpëtonin dominimit disa minutësh, të rivalëve kroatë, të cilët patën disa raste shënimi.

Një kundërsulm vrastar i Spanjës u finalizua më së miri nga Alvaro Morata, me “bomberin” spanjoll, i cili u nis drejt portës kundërshtare dhe përballë portierit Livakoviç nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë.


Mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 3 minuta më vonë “fantazisti” i mesfushës, Fabian Ruiz ndëshkoi Kroacinë, duke dyfishuar shifrat.


Në fundin e 45 minutave të para erdhi edhe goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Dani Karvahal.


Ndeshjen tjetër, Spanja do ta luajë me Italinë më 20 qershor në orën 21:00, ndërsa Kroacia do të përballet me Shqipërinë më 19 qershor në orën 15:00.

spanja kroacia "euro 2024"

Lini një Përgjigje