TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2023, 19:36

“Do vish? Po”, Asllani bën humor me Çalhanollu në avion, mesfushori niset me ekipin drejt Japonisë për fazën përgatitore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Do vish? Po”, Asllani bën humor me Çalhanollu në

Interi është nisur sot drejt Japonisë, si pjesë e turneut aziatik që do të kryejnë zikaltrit në fazën përgatitore për sezonin e ri. Skuadra do të shkojë në Lindjen e Largët për këtë turne dhe për shumë lojtarë zikaltër, kjo është hera e parë që bëjnë një udhëtim të tillë. 

Një prej tyre është edhe Kristjan Asllani, i cili dukshëm ka qenë i entuziazmuar për këtë vizitë të tij. Dhe mënyrën se si e përjeton udhëtimin e ka treguar edhe shoku i skuadrës, Hakan Calhanollu, i cili ishte ulur përkrah mesfushorit shqiptar në avion. 

“Ku po shkojmë?”, i drejtohet Çalhanollu shqiptarit. “Në Japoni”, ia kthen duke buzëqeshur ai. “A do vish?”, vazhdon Asllani. “Po”, përgjigjet duke qeshur mesfushori turk, i cili ka publikuar këtë dialog të shkurtër në rrjetet sociale. 



 

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje