TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2023, 17:33

Junajtid triumfon në miqësoren e luksit përballë Arsenalit, përplasje, sherr dhe grushte mes tifozëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid triumfon në miqësoren e luksit përballë Arsenalit,

Arsenali humbi 0-2 miqësoren e luksit përballë Mançester Junajtid, sfidë që u zhvillua në Nju Xhërsi, në SHBA. Golat e fitores për skuadrën e Erik ten Hag ishin shumë të bukur. Dhe u realizuan nga kapiteni i ri Bruno Fernandes dhe Zhadon Sanço. 

Mbi 82 mijë tifozë ishin të pranishëm për të ndjekur nga afër duelin mes dy prej skuadrave më të mira në Premier Ligë. Tensioni nuk mungoi në shkallët e stadiumit, sidomos në tribunën e tifozëve të skuadrës së Mikel Artetës. 

Disa tifozë të Arsenalit u përleshën me njëri-tjetrin, Përplasje, sherr i madh dhe grushte mes tyre, ndërkohë që pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. 

mançester junajtid arsenal

Lini një Përgjigje