
Barcelona dhe Juventusi po përgatiteshin për një sfidë miqësore që do të luhej në orët e para të mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin.
Siç bëjnë me dije mediat, gjysma e lojtarëve të kampionëve të Spanjës kanë pasur probleme me stomakun dhe duket se janë të sëmurë me gastroenteritis (sëmundje e stomakut).
Kjo gjë ka bërë që klubi katalanas të dalë me një deklaratë zyrtare, duke u shprehur se miqësorja ndaj Juventusit është anuluar.
“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar.
Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës së blaugranës ka një gastroenterit viral”, thuhet në njoftimin e tyre.
???? FC Barcelona hereby informs that the game against Juventus FC, scheduled for today, July 22 at 7:30 PM at Levi’s Stadium, as part of the Soccer Champions Tour, has been canceled. A significant part of the blaugrana squad has a viral gastroenteritis. pic.twitter.com/vnpmhFFucX
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 22, 2023
Në përgjithësi, simptomat fillojnë 1 deri në 2 ditë pas infektimit me një virus që shkakton gastroenterit dhe mund të zgjasin nga 1 deri në 10 ditë, në varësi të virusit që shkakton sëmundjen.
Lini një Përgjigje