TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Korrik 2023, 18:46

Mbi 3 dekada në krye të stolit, skuadra shkarkon nga detyra “Fergusonin”e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Mbi 3 dekada në krye të stolit, skuadra shkarkon nga detyra

Iliria shkarkon Fatmir Salan. Pas 32-vitesh, largohet nga detyra “Fergusoni” i Fushë Krujës. 

Mbi tri dekada në këtë post kanë bërë që në rrethin e tifozërisë ai të krahasohet edhe me ish-trajnerin e Mançester Junajtid. 

Suksesin më të madh me ekipin e ka pasur në sezonin 1993-1994, kur i ngjiti në Superiore. 

Mbi 3 dekada në krye të stolit, skuadra shkarkon nga detyra

Kur pritej që 66-vjeçari të niste përgatitjet për këtë edicion në Kategorinë e Dytë, mësohet se kryebashkiaku Artur Bushi ka marrë vendimin për ta liruar nga detyra. 

Në vend të tij pritet të emërojë Afrim Deliun, që sezonin e fundit ka qenë zv.trajner i Ilirisë. 
 
Ai është një emër i njohur në rrethin e sportdashësve, pasi më parë ka qenë futbollist i Ilirisë, por ka luajtur dhe me ekipe të tjera si Kastrioti, Laçi, Tomori, Kuçova, Erzeni apo Burreli. Ndërsa si zv.trajner është emëruar Besnik Hasa. 
 

iliria fatmir sala

Lini një Përgjigje