
Kristiano Ronaldo mesa duket po merret me xhirimet e një interviste që do ta publikojë në kanalin e tij në “YouTube”, duke pretenduar se biseda me këtë të ftuar do të “thyejë rrjetin”.
Ronaldo hapi kanalin e tij në “YouTube” në gusht të këtij viti, duke grumbulluar 20 milionë abonentë brenda 24 orëve, një numër që tani ka kaluar 60 milionë.
Në një video të fundit të publikuar në kanalin e tij, CR7 shihet duke pritur ish-bashkëlojtarin e tij nga Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, i cili e viziton atë herët në mëngjes.
Gjatë bisedës, Ronaldo thotë se po regjistronte një video dhe më tej nxit Ferdinandin të pyeste për identitetin e të ftuarit të radhës në kanalin e tij , UR Cristiano.
I mbyllur dhe misterioz për identitetin e të ftuarit, Ronaldo e quan atë një “sekret”, duke lënë shumë mundësi për spekulime.
Kur Ferdinand pyet nëse bëhet fjalë për një person të famshëm, Ronaldo iu përgjigj, ‘Më i famshëm se ti’.
Ky koment ka ngjallur shumë kureshtje tek adhuruesit e tij, megjithatë ndjekësit duhet të presin edhe pak për të parë se për kë personazh bëhet fjalë.
Lini një Përgjigje