TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2024, 18:03

Shqipëria vijon përgatitjet për “finalen” me Ukrainën, të gjithë sytë tek Asani; Duka ‘kokë më kokë’ me Silvinjon (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria vijon përgatitjet për “finalen” me

Armand Duka ka zbritur pasditen e sotme në fushën e “Air Albanias". Kreu i FSHF-së e ka clësuar si një finale duelin me Ukrainën dhe në këtë mënyrë ka dashur të shikojë gjithçka nga afër.

Kombëtarja shqiptare po i jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin me Ukrainën, me Dukën që ka ndjekur nga afër seancën stërvitore të kuqezinjve. Kreu i FSHF-së ka qëndruar afër ekipit, ndërsa nuk ka nguruar të “konsumojë” edhe një bisedë të shkurtër me trajnerin Silvinjo.


Të gjithë sytë ishin te Jasir Asani, që zhvilloi stërvitje të veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Kjo për shkak të dëmtimit që pësoi ndaj Çekisë, ndërsa sulmuesi kuqezi raportohet se kërkon të provojë deri në fund mundësinë për të qenë në fushë.

Atmosfera ishte pozitive, teksa kujtojmë se në rast fitore, Shqipëria siguron një nga dy vendet e para. E kundërta ndodh në rast se Kombëtarja humbet sepse rrezikon rënien në Ligën C.

 

Paralelisht me Shqipëri-Ukrainë, nesër në orën 20:45 do të jetë duke u luajtur dhe Çeki-Gjeorgji.

armand duka presidenti i fshf ndeshja me ukrainën

Lini një Përgjigje