
Shqipëria U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Polonisë. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin e thellë 4-0.
Golat u shënuan në pjesën e dytë. Polonia zhbllokoi rezultatin me Jakub Kaczovka në minutën e 55. Polakët shënuan të dytin me Erik Sledzinski, ndërsa golin e tretë e realizoi Jakub Falkievic. Në fundin e takimit shënoi sërish Erik Sledzinski.
Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-17 dhe Polonisë U-17. Takimin e parë e fitoi Shqipëria me rezultatin 3-2.
Lini një Përgjigje