TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 22:53

Franca “bën ligjin” në Itali dhe i rrëmben ‘axurrëve’ çerekfinalen e Ligës së Kombeve, zhgënjim total te Belgjika

Shkruar nga Pamfleti

Franca “bën ligjin” në Itali dhe i rrëmben

Këtë të dielë u luajtën ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.  Franca bën mrekullinë, fiton grupin e kalon në çerekfinalen e Ligës së Kombeve. 

Plot 3 gola u shënuan në 45 minutt, me “Gelat” që udhëheqin me shifrat 3-1. Rabiot kaloi shumë shpejt në epërsi Francën, teksa pak minuta më pas, konkretisht në minutën e 33, Vikario shkaktoi autogol për shifrat momentale 2-0.

Italia reagoi me Kambiason për të mbajtur gjallë shpresat për një rezultat pozitiv në ndeshjen e vlefshme për grupin A2 të Ligës së Kombeve. Gjithsesi, Franca gjeti edhe golin e tretë me autor Rabiot që kompletoi edhe dopietën personale.

Edhe me këtë fitore, Franca ia del t’i marrë vendin e parë Italisë, në kuotë të njëjtë pikësh, 13, por me golavarazh më të mirë pasi, edhe takimi i parë përfundoi 3-1, por në favor të Italisë.

Izraeli surprizoi Belgjikën duke e mundur me rezultatin 1-0. 

Një eksperiencë totalisht zhgënjyese për belgët, të cilët e mbyllin grupin në vendin e tretë me vetëm 4 pikë në 6 ndeshje. Plot 3 humbje radhazi regjistroi kombëtarja e Tedeskos, që grumbulloi njësoj pikë me Izraelin, duke rrezikuar edhe vendin e fundit.  



italia franca izraeli belgjika liga e kombeve

Lini një Përgjigje