TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Nëntor 2024, 22:29

Mposhti me “knock out” kundërshtarin që në raundin e parë, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Roganit dhe flet shqip

Shkruar nga Pamfleti

Mposhti me “knock out” kundërshtarin që në raundin e

Ramiz Brahimaj, një luftëtar shqiptar i arteve marciale, arriti një fitore mbresëlënëse në një ndeshje të UFC-së, duke mposhtur me nokaut kundërshtarin e tiij, Mickey Gall, qysh në rundin e parë.

Kjo ishte një mundësi për Brahimajn të tregonte aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring.

Pas fitores, ai bëri një gjest simbolik mjaft të fuqishëm, duke i vendosur plisin njërit nga figurave më të njohura tashmë të UFC-së, Joe Rogan, një nderim që lidhet me traditat shqiptare dhe një shenjë respekti për Roganin si një figurë e rëndësishme në botën e arteve marciale mikse.

Brahimaj tha edhe disa fjalë shqip: “Ky është plisi i babgjyshit tem dhe kjo fitore është për krejt shqiptarët”.

Me këtë fitore, Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.

ramiz brahimaj boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje