TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2024, 12:42

Ndeshja ndaj Ukrainës, Asani pritet të mungojë

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja ndaj Ukrainës, Asani pritet të mungojë

Jasir Asani pritet të mos jetë në dispozicion për ndeshjen me Ukrainën që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”, që mbyll edhe fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Sulmuesi i krahut u largua nga fusha i dëmtuar në takimin e së shtunës me Çekinë, ndërsa pritet që trajneri Sylvinho të qartësojë gjithçka në konferencën që do të zhvillojë sot. Për këtë takim kthehet Mirlind Daku, duke qenë një titullar i mundshëm. Daku ishte i pezulluar për shkak kartonësh.

Sot do të zhvillohet edhe stërvitja e fundit në orën 16:30. Ndaj Ukrainës, sfidë që do të vijë të martën në mbrëmje n duhet fitore, pasi është i vetmi rezultat që mund t’i japë vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve.

Në këtë grup rrezikohet edhe rënia në Ligën C. Pas 5 ndeshjeve në vendin e parë është Çekia me 8 pikë, më pas vijnë Gjeorgjia e Shqipëria me nga 7 dhe Ukraina me 5.

Lini një Përgjigje