TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2024, 18:25

“Thuajini të mos ulërasin”, trajnerin e Ukrainës nuk e mbajnë nervat: Kjo është konferencë shtypi

Shkruar nga Pamfleti

“Thuajini të mos ulërasin”, trajnerin e Ukrainës nuk

Një situatë e pazakontë është regjistruar në sallën e konferencave të stadiumit “Arena Kombëtare”, ndërsa trajneri i Ukrainës ishte i pranishëm.

Sergej Rebrov u shqetësua nga zhurmat, që vinin nga jashtë sallës së konferencës. “Ju lutem mund t’i thoni të mos ulërasin, kjo është një konferencë për shtyp”, drejtohet i shqetësuar 50-vjeçari.

Trajneri ukrainas po flet ndërkohë në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Shqipëria dhe Ukraina do të luajnë nesër.

Kjo është dhe sfida e fundit e grupit B1 për të dyja përfaqësueset, që vendos gjithçka për fatet e tyre në Ligën e Kombeve.

sergej rebrov trajneri i ukrainës liga e kombeve

Lini një Përgjigje