TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2024, 22:19

“Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me fitore ndaj Italisë”, Jasir Asani: Në Gjermani me mentalitet fituesi

Shkruar nga Pamfleti

“Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë

Jasir Asani realizoi një supergol nga goditja e dënimit në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit që përfundoi me rezultatin 3-0 për kuqezinjtë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mikrofonin e “Supersport”, Asani u shpreh: 

“Kam luajtur disa vite në Hungari, jam ndjerë shumë mirë. Kur klubi nuk më ndihmon dot, duhet të marrë maksimumin tani. Me ka ndihmuar shumë stafi dhe drejtori. Pavarësisht se nuk kam pasur minuta, kam bërë stërvitje shumë, për të qenë në formë të mirë, sepse na pret një rrugëtim i gjatë dhe i fortë. 

Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne futemi për të dhënë maksimumin. Duhet të shkojmë drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi. 

Nuk e di për goditjet e dënimit, kush do i gjuajë, do të vendosë stafi. Nga një goditje standarde ta fitojmë ndeshjen. Çdo lojtar ka dëshirë të shënojë gol. Jemi një familje e madhe, do të jemi kështu gjithmonë. Na pret një rrugëtim i madh në Gjermani. Me këtë grup, po përgatitemi shumë, jemi një grup shumë i fortë. Do bëjmë gjëra të mira. 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje