
Pas shkëputjes përfundimtare nga fushat e blerta, madje në një moshë të re, Mesut Ozil pritet të nisë karrierën e tij politike. 34-vjeçari, i lindur në Gelsenkirchen i dha lamtumirën sportit tek skuadra turke e Istanbul Basaksehir, ndërsa duket se do të qëndrojë në Turqi.
Mesut Ozil njihet si një mbështetës i presidentit Recep Tayiip Erdogan dhe sipas asaj që mediat raportojnë, është një nga kandidatët e listës së partisë AKP, e cila drejtohet prej tij. Ishte vetë presidenti Erdogan, ai i cili pak kohë më parë pohoi se në listat e partisë që ai drejton nuk do të mungojnë surprizat, ndërsa dhe një emër i madh i sportit do të ishte pjesë e saj.
Duket se fjala ka qenë për mesfushorin që numëron 92 paraqitje me kombëtaren, ku ka shënuar 23 gola. Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Turqi do të zhvillohen më 14 maj. Vite më parë, Ozil doli një mbështetës i hapur i presidentit Erdogan, ndërsa lideri 69-vjeçar në 2019-ën ishte i ftuar në dasmën e futbollistit.
Lini një Përgjigje