
Një ngjarje jo e këndshme ndodhi pas ndeshjes Real Madrid-Vijareal, ku si protagonist ishte mesfushori i “Los Blancos”, Frederiko Valverde. Uruguaiani është përfshirë në një debat të ashpër me futbollistin e Vijarealit, Aleks Baena në parkingun e “Santiago Bernabeut”.
Mesfushori i “nëndetëses” raportohet se i kishte thënë Valverdes në fushë: “Qaj tani që fëmija yt nuk do të lindë” dhe uruguaiani i kishte kërkuar që ta përsëriste kur u përplasën në parking.
Pas kësaj thuhet se Valverde e goditi me grusht spanjollin, me nervat që duket se nuk e kanë mbajtur. Lajmi u konfirmua sonte edhe nga klubi i Vijarealit, të cilët përmes komunikatës tregojnë se Baena e ka çuar rastin në Policinë Kombëtare.
Deklarata e Vijarraelit
Vijarreali vendosi të mos bëjë ankesë dhe e la çështjen në dorën e Baenës, të cilin do ta mbështesë në vendimin e tij, që më në fund ka qenë denoncimi në Polici. Ai e bëri këtë të dielën në një stacion policie në Castejon. Ajo që ka bërë Vijarreali është lëshimi i një deklarate për të zyrtarizuar ankesën e Baenës: "Futbollisti i Villarreal CF, Aleks Baena, u sulmua mbrëmë teksa ishte duke shkuar për në autobusin e ekipit pas ndeshjes së luajtur kundër Real Madrid CF në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’. Përballë kësaj situate, lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin ndaj sulmuesit në policinë kombëtare. Edhe një herë, Vijarreal CF tregon refuzimin e çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi.”
Valverde pretendon një arsye shumë serioze, por Baena e mohon atë
Enturazhi i Fede Valverdes nuk i mohon faktet, por pretendon, se në ndeshjen e Kupës së Mbretit të luajtur ndërmjet Vijarrealit dhe Realit të Madridit, Baena i tha Valverdes: "Qani tani që djali juaj nuk do të lindë" dhe se në ndeshjen e kësaj të shtune, ai tha sërish diçka të ngjashme. Sipas këtij versioni, lojtari i Vijarrealit do t'i referohej problemeve që kishin Valverde dhe partnerja e tij, Mina Bonino, të cilët ishin gati të humbnin fëmijën e dytë në një shtatzëni që u rifillua përfundimisht.
Aleks Baena, me një mollëzë të fryrë pas grushtit të Fede Valverde
Baena u mbrojt në rrjetet sociale duke thënë se nuk është e vërtetë që ia ka thënë atë frazë Fede Valverdes. "Shumë i trishtuar nga sulmi që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që po flitet për mua. Eshtë totalisht e rreme, nuk e kam thenë këtë", ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. Lojtari është parë pas incidentit me një mollëzë të fryrë.
Lini një Përgjigje