TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2023, 21:45

Arbitri i mohon një penallti të rregullt, gjyqtarët i kërkojnë falje klubit të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Arbitri i mohon një penallti të rregullt, gjyqtarët i

Komisioni i Gjyqtarëve të Premier Ligës ka pranuar zyrtarisht se ka gabuar një vendim këtë fundjavë në një prej sfidave më të ndezura, atë mes Totenhemit dhe Brajtonit. Shefi i gjyqtarëve anglezë, Hauard Ueb, ka pranuar se duhej dhënë një penallti për Brajtonin në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kur shifrat ishin ende 1-1, Mitoma u mundua të kontrollonte topin në zonë, por u rrëzua pas një kapje nga Hojbjerg. Por gjyqtari Stjuart Atuell nuk dha penallti e më pas edhe Majkëll Salisbëri në VAR, mbajti në fuqi vendimin e fushës.

Brajtoni protestoi për këtë vendim por nuk mori përgjigje gjatë ndeshjes e cila u mbyll me rezultatin 2-1 për Totenhemin. Megjithatë, mediat angleze kanë zbuluar se Ueb ka kontaktuar drejtuesit e klubit duke i kërkuar ndjesë për gabimin e gjyqtarëve dhe duke pranuar se VAR-i duhej të kishte akorduar penallti për skuadrën e De Zerbit. Si për ironi të fatit, kjo është hera e tretë në këtë sezon kur Komiteti i Gjyqtarëve i kërkon falje Brajtonit për vendimet e “xhaketave të zeza”.

brajton skuadra e premier ligës hauard ueb shefi i gjyqtarëve anglezë

Lini një Përgjigje