
E ardhmja e Dusan Vlahovic te Juventus nuk është e qartë. Sulmuesi serb po kalon një sezon të errët, shumë pak gola dhe shumë dëmtime, detaje këto që e nxjerrin Vlahovic në merkato. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të shqetësuar edhe për një tjetër fakt, mungesa e golave dhe forma e tij jo e mirë kanë bërë që çmimi i tij në tregun e transferimeve të ulet ndjeshëm.
Një vit më parë, Juve investoi afro 90 milionë euro për ta blerë nga Fiorentina, por në këto kushte, Juve nuk mund të pretendojë më shumë se 70 milionë euro. Sipas La Gazzetta dello Sport, nëse Juve nuk do të luaj në Champions vitin e ardhshëm, atëherë Vlahovic do të jetë i sakrifikuari i parë. Për fatin e mirë të Juves, Vlahovic ka ende shumë admirues në treg, e kërkojnë ekipe si Chelsea, Arsenal dhe Bayern Munich.
Edhe TuttoSport është në të njëjtën linjë me La Gazzetta-n, por e përditshmja torineze shton se Vlahovic dëshiron të transferohet te Real Madrid ose Arsenal.
Lini një Përgjigje