TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2023, 16:49

“Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”/ Thellohet skandali, presionet arrijnë deri te drejtuesit e lartë të FSHF-së

Shkruar nga Pamfleti

“Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”/ Thellohet

Skandali i kërcënimeve të arbitrave shqiptarë vazhdon të thellohet, pasi presionet duket se kanë vazhduar deri te drejtuesit e lartë të FSHF-së.

Ditën e djeshme gjyqtari Juxhin Xhaja i cili ishte caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Kastriotit dhe Bylisit u kërcënua me jetë dhe menjëherë bëri kallëzimin në polici, por kërcënuesit nuk kanë ndaluar aty.

Ata kanë nisur telefonatat kundrejt drejtuesve të arbitrave dhe kur kanë kuptuar se askush nuk po u hapte më rrugë, mësohet se kanë shkuar më lart në hierarkinë e futbollit shqiptarë.

Sipas mediave, telefonata kërcënuese kanë marrë edhe drejtues të lartë të FSHF-së. Gjithnjë me të njëjtin pretendim: “Thuaju arbitrave ta mbajnë mirë ose…”.

Kujtojmë se ndeshja e programuar për të hapur javën e 28 të Superiores mes Kastriotit dhe Bylisit u anulua për shkak të skandalit. Ndërkohë që FSHF-ja do të mbledhë sa më shpejt Komisionin e Disiplinës dhe Etikës për të marrë një vendim lidhur me këtë situatë.

skandali kërcënimeve fshf arbitrat

Lini një Përgjigje