TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2023, 14:17

Degradon sherri ndaj Mourinhos, Casano: Je zero, e di vetë se ku t’i fus trofetë

Shkruar nga Pamfleti

Degradon sherri ndaj  Mourinhos, Casano: Je zero, e di vetë se ku t’i

Debati i ashpër  mes Casanos dhe Mourinho është kthyer në spektakël në Itali. Cassano nisi i pari gjithçka duke u shprehur se portugezi nuk vlen asgjë si trajner. Mourinho u kundërpërgjigj menjëherë duke i kujtuar trofetë që ka fituar deri tani. Megjithatë, reagimi i Casanos ka qenë i ashpër duke i treguar vendin se ku t’i fus ato.

“Unë kurrë nuk kam folur keq për Mourinhon. Nuk e gjykoj atë në nivel personal, por do të vazhdoj ta kritikoj atë si një trajner në futboll. Ai gjithashtu e di se ku mund t’i fusë të gjithë ata trofe që ka marrë dhe me siguri e keni kuptuar”, tha Casano .

Ai i kujtoi Murinhos, se është zero dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e kalibrit të Guardiolës.

“Mourinho, ti nuk do të jesh kurrë pjesë e kalibrit të Guardiolës. Ai është një trajner fenomenal, ti je zero. Nuk i ke respektuar lojtarët, vetëm i ke fyer. Mësoni nga Spalletti ose De Zerbi se si të luani futboll spektakolar, je zero. Gazetarët në Itali të kanë frikë, nuk lejohen të pyesin asgjë. Ata thjesht ju lëpijnë”, tha Casano.

mourinho itali cassano

Lini një Përgjigje