Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 15:00 kundër Kroacisë, për ndeshjet e dyta në Grupin B të Euro 2024.
Trajnerët Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë dalë me formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare sipas UEFA:
Kroacia: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.
Trajner: Zlatko Dalic
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.
Trajner: Sylvinho

Ky është dueli i parë në histori për dy vendet ballkanase, të cilat do kërkojnë tri pikët pasi vijnë nga humbjet në duelet e para.
Përkatësisht Shqipëria humbi me Italinë 2-1 dhe Kroacia u mund 3-0 nga Spanja.
Në Grupin B të Euro 2024, Spanja dhe Italia janë me tri pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë.
Lini një Përgjigje