TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2024, 12:54

“Derbi ballkanik”/ Sylvinho kërkon mrekullinë kundër Kroacisë me 3 surpriza në formacion

Shkruar nga Pamfleti

 

“Derbi ballkanik”/ Sylvinho kërkon mrekullinë kundër
Nedim Bajrami dhe Luka Modriç

Edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e dytë në grupin B, Shqipëri-Kroaci në Volksparkenstadion të Hamburgut.

Derbi ballkanik nis në orën 15:00 dhe të dyja skuadrat vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë; Shqipëria humbi 2 me 1 ndaj Italisë kurse Kroacia u mund 3 me 0 nga Spanja.

Sfida e sotme konsiderohet vendimtare për të dyja skuadrat, që kërkojnë patjetër fitore.

Sa i përket formacionit të Shqipërisë, trajneri Sylvinho pritet që të bëjë ndryshime. Tekniku i kombëtares mund t’i ketë konkluduar ndryshimet në formacion mbrëmjen e së martës pas stërvitjes së futbollistëve.

Megjithatë, ndryshimet që mund të ndodhin janë Hysaj-Balliu, Ismajli-Ajeti dhe Arbër Hoxha-Taulant Seferi.

“E kemi studiuar Kroacinë”

Shqipëria kërkon të lërë pas disfatën me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B dhe të synojë fitoren me Kroacinë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra e di rivalin që ka përballë, teksa është një gjë e mirë sipas tij të përballesh me skuadra të tilla.

“Kemi pasur një sesion trajnimi të shkurtër. Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë të dëmtuar për momentin.

Do të bëjmë më të mirën që mundemi. Është një gëzim që të ndeshemi me skuadra të tilla ë kanë lojtarë nga Manchester City, Real Madrid, Inter etj. Është gjë e rëndësishme të ndeshemi me skuadra të tilla. Unë asnjëherë nuk do të heq dorë në 90 minuta. Të njëjtën gjë kemi bërë dhe kundër Italisë. Deri në momentin e fundit iu afruam barazimit, por nesër edhe mund të fitojmë. Çdo gjë është e mundur.

E kemi studiuar Kroacinë. E kemi parë që mbaroi 3-0, por Kroacia ka luajtur shumë mirë dhe ka pasur raste për të shënuar. Spanja në 29 minuta shënoi golat që iu duheshin, por mbrapa kjo gjë të bëhet e vështirë. Kroacia ka aftësi teknike, aftësi të pasimit të topit. Nuk mund të themi që Spanja ftoi 3-0 dhe ishte e lehtë. E keni parë sa e vështirë është Kroacia. Nëse shohim lojtarë individual, Modric, Perisic, është një gëzim i madh të luash kundër tyre. Këtu kemi lojtarë shumë të mirë., kapiteni ynë fitoi Ligën e Europës. Kemi Asllanin, Asanin, Muçin, Brojën. Kemi luajtur lojë të mirë kundër Italisë. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj, kjo është një gjë e mirë për Kombëtaren.”, u shpreh Sylvinho.

Frika e Kroacisë ndaj për Shqipërisë

Zlatko Dalić, trajneri i Kroacisë: "E dinim se kjo ndeshje do të ishte shumë e rëndësishme edhe para fillimit të turneut. Më vjen mirë që jemi pozitivë dhe nuk jemi të dekurajuar [pas humbjes sonë hapëse]. Atmosfera është e mrekullueshme. Djemtë janë të vetëdijshëm se ne duhet të paraqitemi më mirë se në ndeshjen e parë, mund të mos jetë e njëjtë me Spanjën, por ata meritojnë shumë respekt, ndaj ne duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm është të fitojmë dhe ne do të jemi më sulmues”.

Pika e fortë e Shqipërisë

Ivan Perisiç, lojtari i përfaqësueses kroate tha se pika e fotë e kuqezinjve është grupi.

Sipas tij kjo sfidë është si një finale për të dyja ekipet pasi në lojë është kualifikimi.

Formacionet e mundshme sipas UEFA

Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Shutalo, Gvardiol, Perishiq; Modriq, Brozoviq, Kovaçiq; Majer, Petkoviq, Kramariq

Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja

Atmosfera në Hamburg

Teksa pritet me kuriozitet të mësohen 11 titullarët e teknikut Sylvinho, pasi me gjasë do të ketë 2 apo 3 ndryshime në formacion pas humbjes me Italinë, tifozët nuk e kanë braktisur Kombëtaren as në këtë sfidë.

Qindra prej tyre të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamuj e shaj në duar kanë nisur prej orës 09:00 të grumbullohen në “Jan-Fedder-Promenade”, aty ku edhe ka paralajmëruar tifogrupi “Tifozët Kuqezi”, se do të nisë marshimi drejt stadiumit.

Tifozët Kuqezi në një njoftim të dytë në rrjetet sociale, mbrëmjen e djeshme, sqaronte se pritshmëria ishte tepër e lartë për numrin e tifozëve.

Për arsye sigurie, organet e rendit në Hamburg kanë mbyllur rrugët përreth vendit ku tifozët po grumbullohen dhe do t’i shoqërojnë deri në pikën kur do të marrin metron dhe “shuttle bus” për t’iu drejtuar stadiumit.

Në rrugë nuk mungojnë as efektivë nga Policia Shqiptare, të angazhuar për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë grumbullimeve të tifozëve kuqezi, të cilët janë kapur nga kamera e A2 CNN.

Mbi 1500 policë nga Shqipëria janë vendosur në Gjermani si pjesë e planit të masave të hartuar nga autoritetet vendase për Europianin 2024, që përfshin edhe angazhimin e forcave të rendit nga vendet pjesëmarrëse.

Sa tifozë shqiptarë priten në këtë ndeshje?

Media kroate Slobodna Dalmacija shkruan rreth 50 mijë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadiumin e Hamburgut në sfidën mes 'skifterëve' dhe 'shqiponjave'.

sylvinho

Lini një Përgjigje