TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 23:00

Champions/ Liverpuli “rrëmben” finalen e parakohshme, bind Dortmundi, Juventusi mbetet i pathyeshëm, Lilë ia del pa Zhegrovën

Shkruar nga Pamfleti

Champions/ Liverpuli “rrëmben” finalen e parakohshme, bind

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 5 të Champions League. Liverpuli mposht Realin e Madridit në finalen e parakohshme me rezultatin e pastër 2-0. “Të kuqtë” zhbllokuan sfidën në minutën e 52. Pasi Bradli provoi me kokë dhe Kurtua i tha “JO”, ishte mek Alister ai që pas një kombinimi të bukur brenda zonës shënoi me një diagonale të bukur.

Por, me zëvendesimet e bëra, Ançeloti “gjeti” energji me Lukas Vazkez, i cili edhe pse preku fushën prej pak minutash ashtu si Sebajos, prodhoi një penallti të fituar, pasi u pengua nga Robertson.

Nga pika e bardhë, Mbape gaboi totalisht. Portieri Keleher i kuptoi krahun dhe e neutralizoi.

Vetëm 9 minuta më pas arbitri akordoi tjetër penallti këtë herë në favor të anglezëve. Përgjegjësinë për të gjuajtur e mori Mohamed Salah, por gjuajtja e egjiptianit, preku shtyllën dhe shkoi jashtë kuadratit.

Megjithatë, Liverpuli, i cili u shfaq dominues gjatë gjithë mbrëmjes arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 76 me anë të Kodi Gakpo, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës, pas harkimit të Robertson, duke çuar peshë tifozët e pranishëm në “Anfield Road”.

Aston Vila-Juventus nuk prodhoi gola, teksa ndeshja e luajtur në Birmingam u mbyll me rrjeta të paprekura. Anglezët ishin shumë pranë marrjes së 3 pikëve, por arbitri i prishi festën, teksa VAR i anuloi golin ekipit të Unai Emeri. Nga ana tjetër, Juventus mbete i pathyeshëm edhe në Champions.

Uotkins iu afrua golit por Di Gregorio i tha “JO”, teksa më pas ishte Kesh ai që provoi nga distanca.

Në fund të pjesës së parë, Digne në goditje dënimi ishte i pafat dhe Juventusi shumë me fat, pasi francezi goditi traun e portës me një goditje shumë mirë të kalibruar.

Juventusi me shumë mungesa u vendos taktikisht në mbrojtje për të shfrytëzuar ndonjë kundërsulm dhe gjatë 45 minutave të para dy herë ngacmoi portierin Martinez me ueah dhe Konseisao.

Në ndeshjet e tjera, Lilë triumfoi përballë Bolonjës me rezultatin 1-2. Francezët ia dalin të marrin 3 pikë të arta në transfertë edhe pa Edon Zhegrovën. Borusia e Dortmundi mposhti 0-3 Dinamon e Zagrebit me golat e Gitens në minutën e 41, Bensebiani në minutën e 57 dhe Girasi në minutën e 90 të takimit.

Sëlltik-Bryzh i “dhanë dorën” njëri-tjetrit, teksa ndeshja e luajtur në Skoci u mbyll në barazim 1-1, PSV-ja ktheu në favorin e vet avantazhin e dyfishtë të Shaktarit të Donjeckut, duke e mbyllur ndeshjen 3-2, ndërsa surpriza erdhi nga Principata, teksa Benfika triumfoi ndaj Monakos me shifrat 2-3.

 

liverpul real madrid aston vila juventus champions league

Lini një Përgjigje