
Janë luajtur 2 sfidat e para të mbrëmjes në UEFA Champions League. Të dy takimet startuan në orën 18:45.
Në Serbi, ekipi i Crvena Zvezda ka arritur të fitojë bindshëm kundër Shtutgartit me rezultatin e thellë 5-1.
Zvezda arriti të shënojë 5 gola pas përmbyjsjes në pjesën e parë ku në sy ra edhe rikthimi te goli i ish-milanistit, Rade Kruniç. Gjermanët dalin të zhgënyer nga Beogradi, edhe pse me një skuadër më të shtrenjtë e cilësore.
Në Austri konfirmohet forma e keqe e Zhironës. Shturmi mundi 1-0 spanjollët në ndeshjen e vlefshme për Champions League. Takimi i mbajtur në "Wörthersee Stadion" (Klagenfurt), u vendos nga një gol i Biereth, në minutën e 15. Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës spanjolle, këta të fundit nuk ia dolën dot që të merrnin pikë.
Lini një Përgjigje