TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2024, 22:32

“Gabova që u largova nga Italia”, Mançini shfaqet i penduar: Te Roma nëse do të më paraqitej një projekt ambicioz

Shkruar nga Pamfleti

“Gabova që u largova nga Italia”, Mançini shfaqet i

Roberto Mançini nuk fsheh pendimin, për faktin që u largua nga kombëtarja “Axurre” për të pranuar milionat e sheikëve në Arabi.

Tekniku italian në një intervistë të dhënë pranoi se do të kishte reflektuar nëse do të kthehej pas në kohë lidhur me ofertën e ardhur nga Arabia: “Nëse do të kthesha pas në kohë, do ta kisha rivlerësuar largimin nga kombëtarja, pasi më duhet ta pranoj se ishte një zgjedhje e gabuar.

Kisha krijuar një marrëdhënie tepër pozitive të mbështetur mbi besimin reciprok me drejtuesit e Federatës Italiane, ndaj nëse do të uleshim e të bisedonim më gjatë për t’u sqaruar njëri me tjetrin ndoshta s’do të isha larguar.

Në fund ai u pyet edhe lidhur me interesimin e Romës, përpara se klubi verdhekuq të firmoste me Ranierin, ishte emri i tij që u përfol për të drejtuar skuadrën, me Mançinin që si ish-lacial zgjodhi të përgjigjej si profesionist: “Nëse do të më vinte oferta e duhur mbi një projekt ambicioz, do ta kisha pranuar.”

 

roberto mançini trajneri italian

Lini një Përgjigje