
Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Bërnlit dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier Ligës, duke finalizuar një transferim përfundimtar nga radhët e Çelsit.
Blutë do të përfitojë nga ky operacion diku te 23 milionë euro, shifër kjo që shkon përshtat me atë që kërkonin Blutë e Londrës prej kohësh.
Sulmuesi kuqezi pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, për të do të ketë një pagë më të lartë se ajo që merrte te Çelsi.
Vlen të theksojmë se 23-vjeçari te gjigandët e Premier Ligës fitonte 2.5 milionë euro deri në 2.7 milionë euro.
Për vetë Armando Brojën, transferimi në “Turf Moor” do të jetë një mundësi e mirë për të treguar veten, pas një periudhe të vështirë.
Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën e re mund të vijë me 16 gusht në Londër ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë të kampionatit.
Lini një Përgjigje