TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 16:48

Bie sistemi i biletave të “EURO 2024”, tifozët ‘shpërthejnë’ në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Bie sistemi i biletave të “EURO 2024”, tifozët

Teksa jemi një muaj e gjysmë para fillimit të Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para.

Së fundmi, UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë.

Gjithsesi, jo gjithçka ka shkuar si duhet, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.

Shumë prej tyre nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke shkruar se po bëhet një lojë jo e drejtë, pasi sipas tyre, biletat nuk janë për njerëzit e thjeshtë.

Njëri shkroi: “Unë shoh që portali i biletave të “EURO 2024” është përsëri një farsë totale”.

Për të cilën një i dytë iu përgjigj: “Gjithmonë ka qenë”.

Një i tretë tha: “Kush ka krijuar këtë portal të biletave të UEFA-s , duhet të studiohet.”

"euro 2024" biletat e europianit

Lini një Përgjigje