TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 16:04

Kampioni i Champions Legaue refuzon Greqinë për ngjyrat kuqezi, portieri Sina do t’i bashkohet kombëtares U-21

Shkruar nga Pamfleti

Kampioni i Champions Legaue refuzon Greqinë për ngjyrat kuqezi,

Anxhelo Sina u shpall kampion i Champions League për të rinjtë, ku Olympiacos triumfoi 3-0 ndaj Milanit. Gardiani shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa “kyçi” portën ndaj kuqezinjve.

Prej kohësh Sina ndiqet nga FSHF-ja dhe nga sa mësohet ka pasur kontakte të vazhdueshme me agjentët e tij për të zgjedhur ngjyrat që do të përfaqësojë. Siç duket, 20-vjeçari nuk ka pasur asnjëherë pikë dyshimi sa i takon fanelës që do të mbajë veshur. Porteri ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë e ardhmja e portës së kombëtares shqiptare do të jetë e sigurtë. Lojtari kryeqytetas pritet që së shpejti të pjesë e kombëtares U-21 që në sfidat e ardhshme.

Kështu Shqipëria fiton garën ndaj Greqisë, me këto të fundit që kanë tentuar disa herë për të bindur 20-vjeçarin të zgjedhë grekët, por fatmirësisht "zemra" e tij rreh për ngyrat KUQ e Zi.

anxhelo sina portieri shqiptar olympiacos

Lini një Përgjigje