TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2025, 23:00

Berisha dhe Strakosha “makthi” i Besnik Hasit, portierët e Shqipërisë nxjerrin Anderlehtin jashtë Kupave të Europës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe Strakosha “makthi” i Besnik Hasit, portierët e

Anderlehti në këtë sezon nuk do të luajë në fazën në grupe të kompeticioneve europiane dhe “meritën” për këtë e kanë portierët shqiptarë. Skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi ka parë veten të dalë fillimisht nga Liga e Europës dhe pastaj nga Liga e Konferencës pas përballjeve me portierët e Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Haken i Berishës eliminoi me penallti Anderlehtin me portierin shqiptar si protagonist në Ligën e Europës. Më pas, rregullorja e turneut çoi klubin belg në Ligën e Konferencës, ku fati e vendosi përballë AEK-ut të Thomas Strakoshës.

Portieri ishte protagonist absolut me pritjet e tij në të dy ndeshjet, si në barazimin 1-1 në Belgjikë, ashtu edhe në fitoren 2-0 të grekëve në shtëpi në duelin e sotëm, që i dha kualifikimin ekipit të qytetit të Athinës. Kurse për Anderlehtin, vjen një tjetër sezon pa lavdi europiane, në projektin e Hasit që nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

besnik hasi etrit berisha thomas strakosha

Lini një Përgjigje