TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 16:13

Berat Gjimshiti e bën sefte në Kupën e Italisë, mbrojtësi kuqezi realizon gol për t’u patur zili nga sulmuesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Berat Gjimshiti e bën sefte në Kupën e Italisë,

Berat Gjimshiti është padyshim një nga protagonistët kryesorë jo vetëm në radhët e Kombëtares shqiptare ku mban shiritin e kapitenit, por edhe në radhët e Atalantës, ku është një nga elementët më me eksperiencë.

Dhe këtë eksperiencë e tregon shpesh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke nisur aksione të rëndësishme, apo edhe duke finalizuar vetë, siç ndodhi në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Xhenoas.

Në takimin e luajtur në Bergamo, kur regjistrohej minuta e 19 e sfidës, Atalanta gjeti avantazhin pikërisht falë Gjimshitit, i cili në zhvillimin e një goditje këndi, qendroi në zonën kundërshtare duke pritur një harkim i cili erdhi nga Zalevski. Dhe mbrojtësi e ktheu topin në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë në shtyllën ku nuk mbërrinte dot portieri, për një gol që do ta kishin zili shumë sulmues.

berat gjimshiti mbrojtësi i kombëtares shqiptare atalanta

Lini një Përgjigje