TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 22:06

Barça mposht Realin dhe fiton Superkupën e 15; skuadra e Ançelotit pa busull në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Barça mposht Realin dhe fiton Superkupën e 15; skuadra e

Finalja 'Klasike' e zhvilluar në Jeddah ishte e mbushur me emocione në gjithë 90 minutat e zhvilluara, me katalanasit që përmbysën gjithçka edhe pse e mbyllën me dhjetë lojtarë ndeshjen.

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës për herë të 15 në historinë e saj. Katalanasit mposhtën me shifrat 5-2 Realin e Madridit në finalen e luajtur në Yeddah të Arabisë Saudite.

Fillimishit ishin madrilenët që zhbllokuan finalen me golin e shpejtë të Mbape. Një super aksion i shpejtë i madrilenëve që u konkretizua në mënyrë ideale nga sulmuesi francez, vetëm pas 5 minutave lojë.

Fillimisht katalanasit barazuan shifrat me Jamal në minutën e 21, më pas shënuan dy gola të shpejtë me Levandovskin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36 dhe 3 minuta më vonë me Rafinjën.

Francezi Kamavinga u tregua i pakujdesshëm, duke penguar Gavin dhe arbitri akordoi penallti. Levandovski me qetësinë që e karakterizon nuk gaboi nga pika e bardhë.

Tre minuta më vonë, Rafinja shënoi golin e tretë për Barcelonën pasi mori një asist të bukur nga Kunde dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke çuar shifrat në 1-3.

Kur u duk që pjesa e parë do mbyllej këtu, Barcelona gjeti kohë dhe për golin e katërt, i cili u shënua nga Balde.

Pjesa e dytë e finales nisi po me gol. Në minutën e 48, Rafinja shënoi golin e pestë për katalanasit dhe të dytin personal për këtë ndeshje, pas topit të marë nga Kasado dhe një veprimi spektakolar brenda zonës nga braziliani që dërgoi topin në rrjetë për herë të pestë.

Në minutën e 56, Barcelona mbeti me 10 lojtarë, pasi portieri Shezni u ndëshkua me karton të kuq. Polaku bëri dalje të gabuar dhe pengoi Mbapenë jashtë zone, arbitri nuk e fali dhe e ndëshkoi direkt me të kuq.

Në minutën e 60, Reali shënoi golin e dytë. Rodrigo shënoi nga goditja e dënimit që u dha nga ndërhyrja e gabuar e Sheznit dhe i dërgoishifrat në 2-5.

Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me katalanasit që festojnë me të drejtë këtë fitore të madhe.

barcelona real madrid superkupa e spanjës

Lini një Përgjigje