TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 12:20

Banda e armatosur terrorizon futbollistin e Romës, El Aynaoui mbyllet në dhomë gjatë grabitjes në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti
Banda e armatosur terrorizon futbollistin e Romës, El Aynaoui mbyllet
El Aynaoui

Gjashtë persona të armatosur hynë gjatë natës në banesën e lojtarit në zonën e Castel Fusano, në bregdetin e Romës, dhe morën bizhuteri, një orë Rolex dhe çanta luksi...

Një grabitje ndodhi gjatë natës në banesën e futbollistit të AS Roma-s, Neil El Aynaoui, në zonën e Castel Fusano, në bregdetin romak.

Rreth orës 03:00, gjashtë persona të veshur me të zeza, të armatosur me pistoletë dhe me fytyrë të mbuluar, hynë në shtëpi pasi thyen hekurat mbrojtëse të një dritareje të sallonit.

Sapo hynë në banesë, autorët mblodhën të gjithë personat që ndodheshin brenda, futbollistin, nënën e tij, partneren, vëllanë dhe partneren e këtij të fundit, dhe i mbyllën në një dhomë për të penguar çdo reagim.

Më pas, grabitësit kontrolluan banesën dhe morën disa sende me vlerë: bizhuteri me vlerë të vlerësuar rreth 10 mijë euro, një orë Rolex dhe disa çanta firmato.

Pas grabitjes, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje shkoi policia, ndërsa hetimet i ka marrë në dorë Njësia e Lëvizshme, e cila po punon për të rindërtuar dinamikën e sulmit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

 

el aynaoui grabitje futbollisti i romes

Lini një Përgjigje