TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Janar 2026, 17:00

Atletiko e Madridit dhe Sandërlendi joshin Mario Mitajn, gazetari shqiptar jep lajmin e papritur

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko e Madridit dhe Sandërlendi joshin Mario Mitajn, gazetari shqiptar

Mario Mitaj është objektiv i disa klubeve 'big' në Evropë. "Fichajes.net" në Spanjë bën me dije se pas mbrojtësit të Kombëtares janë emra si Atletiko e Madridit apo Sandërlendi.

Spanjollët e Atletikos po kërkojnë me ngulm një mbrojtës të majtë për trajnerin Diego Simeone, por objektivi i parë është futbollisti i Vijarrealit, Karlos Romero, i cili kushton 45 milionë euro dhe 'Los Kolçoneros' kanë hequr dorë prej tij.

Një mundësi më e lirë vjen nga Arabia Saudite, teksa bëhet fjalë për djaloshin kuqezi të Al Itihad, Mario Mitaj. 22-vjeçari ka lënë mbresa të jashtëzakonshme dhe vlen vetëm 5.5 milionë euro në treg, por Atletiko nuk do e kishte problem të ofronte deri në dyfshin e kësaj shumë për të bërë të vetin një prej mbrojtësve të majtë më të talentuar të viteve të fundit.

Gazetari sportiv i “SuperSport” Jurgen Zela, ka qenë në një lidhje live me emisionin “Kubi sportiv”, duke befasuar jo pak për lajmet e fundit që lidhen me Mitajn.

Do të ishte një lajm i mirë nëse Mario Mitaj do të kalonte në ligat kryesore të Evropës. Ka pasur interesim nga Sandërlendi, por një lajm tjetër që kam mundur të lexojë në platformën ‘X’, është edhe Atletiko e Madridit.

Skuadër, e cila mund të jetë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit nga Malësia e Madhe. Mos të harrojmë, është vetëm 22 vjeç, ka luajtur 28 ndeshje me Kombëtaren. Padyshim, e ardhmja e tij do të na gëzojë të gjithëve, sepse pritet të ketë rritje profesionale të ndritur”, tha Zela.

atletiko e madridit sandërlend mario mitaj mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje