TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2024, 20:36

Atalanta shkatërron Leçen me “poker”, bergamaskët e nisin mbarë dhe marrin kryesimin e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta shkatërron Leçen me “poker”, bergamaskët e

Atalanta e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serinë A.

Bergamaskët triumfuan me shifrat e thella 4-0 ndaj Lecce-s në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori.

Spikatën në këtë përballje afrimet e verës, që ishin edhe autorët e golave. Breshianini zhbllokoi rezultatin në minutën e 35, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Retegui dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, ishin të njëjtët lojtarë që shënuan dy gola të tjerë, duke kompletuar dopietat personale, për t’i dhënë triumfin zikaltërve.

I pari, produkt i akademisë së Milanit, është huazuar nga Frosinone, ndërsa i dyti është blerë nga Xhenoa për 22 milionë euro.

Atalanta hedh kështu pas krahëve humbjen në Superkupën e Europës kundër Realit të Madridit dhe merr një fitore bindëse në kampionat, duke i dërguar sinjal të qartë rivalëve për titullin kampion.

atalanta leçe seria a

Lini një Përgjigje