TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 20:06

Atalanta rikthehet te fitorja me Gjimshitin në fushë, bergamaskët mbajnë gjallë ëndrrën për Kupat e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta rikthehet te fitorja me Gjimshitin në fushë, bergamaskët

Atalnanta është rikthyer te fitorja pas dy disfatash radhazi, kësaj radhe përballë Veronës me rezultatin 3-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Lazoviç në minutën e 11, por ishte Zapakosta ai që solli barspeshën në minutën e 22. Pjesa e dytë filloi mirë për vendasit, ku gjetën golin e dytë me Pasaliç në minutën e 54.

Hojlund solli qetësinë në Bergamo, pasi në minutën e 62 shënoi edhe golin e 3 për vendasit. Berat Gjimsiti luajti për gjatë gjithë ndeshjes me Bergamskët.

Kështu Atalanta ngjitet momentalisht në vendin e 6 me 61 pikë, po aq sa Milani, ndërsa Verona vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë.

atalanta verona seria a

Lini një Përgjigje