TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2025, 23:00

Atalanta e Gjimshitit elimonhet nga Champions, Alfonso Devis shmang katastrofën e Bajernit; Benfika pret biletën në 1/16

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta e Gjimshitit elimonhet nga Champions, Alfonso Devis shmang

Pas Milanit edhe Atalanta e Gjimshitit i ka thënë lamtumirë Champions League. Pritej një ndeshje dhe mbrëmje e madhe, por bergamaskët u goditën nga Bryzhi në një ndeshje që në Bergamo nisi makth, duke ditur forcën e ekipit të Gasperinit. Skuadra belge dukej e vendosur mirë në fushë dhe sidomos e shpejtë për të dalë në kundërsulm. Dhe një gol që sapo nisi ndeshja ishte një goditje e fortë psikologjike për bluzinjtë.

Autor i dy golave të Bryzhit ishte Talbi, i cili fillimisht finalizoi me të djathtën në diagonale pas 3 minutash dhe më pas në një kundërsulm të shpejtë më shqiptarin Jashari që bëri diferencën, ndodhej aty për ta shtyrë topin në rrjetë për 0-2.

Por, Bryzhi nuk u ndal me kaq dhe në fund të pjesës së parë në kundërsulm, shënoi edhe golin e tretë nga Jutgla.
Atalanta shkurtoi diferencën me Lukman që gjeti golin e 1-3, por ishte pikërisht nigeriani ai që pati shansin për të shënuar sërish disa minuta më pas me penalltinë e fituar nga Kuadrado. Portieri Minjole i kuptoi krahun dhe e priti topin. Atalantës që gjithashtu sonte iu anuluan edhe dy gola deri tani.

Kujtojmë që sfidën e parë, Bryzh e fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi.

Bajerni është kualifikuar në raundin e 1/16. Bavarezët kanë eliminuar Sëlltikun, pasi ndeshja e luajtur në “Allianz Arena” u mbyll në barazim 1-1.

Skocezët ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Kuhn, i cili e pati rrugën e shtruar pasi mbrojtja e ekipit te Kompani ishte “horror” dhe amatore me Kim, i cili rrëshqiti duke mos kapur topin, por duke e lënë aty aq sa lojtari i ekipit skocez mposhti Nojer me lehtësi.

Kur mendohej se kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendosej në shtesa, bavarezët gjetën golin me Alfonso Devis në minutën e 90+4.

Sakaq, Benfika ka barazuar 3-3 me Monakon dhe është kualifikuar në raundin e 1/16 falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Principatë. Portugezët shënuan direkt shpejt edhe sonte në Portugali me golin e Artukoglu pas 23 minutash. Minamino barazoi rezultatin për Monakon.

Në minutën e 51, Monako ktheu avantazhin në favor të vet me Ben Seghir. Në minutën e 76, Pavlidis barazoi shifrat për ekipin e tij.

Në minutën e 81, Monako u rikthye sërish në avantazh me Ilenikhena, ndërsa portugezët barazuan sërish shifrat me Këkçu në minutën e 84.

bajern mynih atalanta klub bryzh sëlltik monako benfika champions league

Lini një Përgjigje