
Pas 110 ndeshjeve në krye të stolit, Parma në Serinë A ka vendosur të shkëpusë kontratën me trajnerin Fabio Pekia. Gjithçka erdhi pas humbjes në shtëpi 0-1 nga Roma në fundjavë, me Shule që vendosi gjithçka me një supergol.
Disfata e katërt radhazi dhe vendi i 18 në renditje me 20 pikë të grumbulluara, ka bërë që drejtuesit të bëjnë ndryshime në stafin teknik. Pekia kishte kontratë deri në vitin 2027, por klubi ka vendosur ta ndërpresë. Parma numëron vetëm 2 pikë të grumbulluara në vitin 2025 dhe rrezikon rënien në Serinë B.
Tashmë roli i trajnerit në ‘Tardini’ i është besuar Kristian Çivu, ish mbrojtësit të Interit dhe Romës që drejton për herë të parë në Serinë A.
Lini një Përgjigje