TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2025, 21:12

Arsenal-PSG, Dembele kalon në avantazh parisienët

Shkruar nga Pamfleti

Arsenal-PSG, Dembele kalon në avantazh parisienët

PSG ka kaluar në epërsi me një gol të bukur të Dembele, në sfidën e parë të gjysmëfinales së Champions League, që po luhet në Emirates Stadium. 

Parisienët e mbajtën topin për një kohë të gjatë përpara se Dembele ta lironte Kvaratskhelian në zonë. Ai u fut në zonë, duke vrapuar drejt Timber, përpara se ta kthente topin te Dembele në skaj të zonës.

Ishte një top i vështirë për t’u goditur menjëherë, por Dembele goditi duke përplasur topin në tokë duke e ccuar në rrjetë, pasi më parë preku pjesën e brendshme të shtyllës.

PSG e mbajti topin për një kohë të gjatë, duke pritur një mundësi. Kjo ndodhi kur Dembele u gjet në hapësirë ​​në rrethin e qendrës; siç tha Alan Shearer në Sky.

Lini një Përgjigje